Ali Ahmeti: Këtij momenti historik t’i përgjigjemi me qetësi

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Shefi i BDI’së, Ali Ahmeti, ka kërkuar nga qytetarët e Maqedonisë t’i përgjigjen me qetësi referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

“Procesi është duke ecur mirë”, ka thënë Ahmeti, posa ka votuar në referendum.

“Qytetarët do të votojnë për të ardhmen e tyre. Jemi angazhuar që nga një tetori Maqedonia të jetë pranë vendeve të BE’së”, ka shtuar ai.

Kryetari i BDI’së ka thënë se të gjithë njëzëri kanë qenë pro ecjes së Maqedonisë drejt BE’së dhe NATO’s.

“Me të drejtë, ne presim që Maqedonia të hapërojë por edhe të realizojë qëllimet e veta historike, për të instaluar një paqe të qëndrueshme, siguri, investime, zhvillim ekonomik. Të punojmë pandalur drejt sundimit të ligjit”, ka shtuar ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme