Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në masa të rrepat sigurie është dërguar Muhamet Alidemajt i akuzuar për krime lufte në Izbicë më 1999, raporton Ekonomia Online.
Pas pak pritet të shpallet edhe aktgjykimi për këtë vepër penale.
Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë.