Ish-futbollisti i Young Boysit, Schaffausenit e Luganos në Zvicër, Ezgjan Alioski, mund të nis aventurë të re në Turqi këtë verë.
“Football Insider” raporton se sipas burimeve të afërta me klubin, 29-vjeçari ka arritur marrëveshje me Galatasarayn. Për më shumë, Alioski do të lëvizë drejt Superligës së Turqisë si transferim i lirë. Mbrojtësi i krahut të majtë e nisi karrierën te Lugano dhe u transferua te Leeds Unitedi në verën e vitit 2017.
Alioski, reprezentues i Maqedonisë së Veriut, sivjet ka zhvilluar 29 ndeshje dhe ka kontribuuar me tre asistime.