Ekonomia Online
FUNDIT

Alissoni do të mungojë edhe në shtatë ndeshje të tjera për Liverpoolin

Alissoni do të mungojë edhe në shtatë ndeshje të tjera për Liverpoolin

Alisson Becker do të mungojë edhe në shtatë ndeshje të tjera për Liverpoolin. Trajneri Jurgen Klopp nuk e pret kthimin e tij në skuadër deri pas pushimit tjetër të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Portieri brazilian ka qenë jashtë fushës së blertë, pasi që e pësoi një lëndim serioz qysh në ditën hapëse të sezonit të […]

Alisson Becker do të mungojë edhe në shtatë ndeshje të tjera për Liverpoolin. Trajneri Jurgen Klopp nuk e pret kthimin e tij në skuadër deri pas pushimit tjetër të ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Portieri brazilian ka qenë jashtë fushës së blertë, pasi që e pësoi një lëndim serioz qysh në ditën hapëse të sezonit të ri, 2019/20, të Premierligës. Ai u lëndua në ndeshjen kundër Norwichit në Anfield dhe nuk është parë në fushën e lojës që nga atëherë.

Fillimisht ishte dyshuar për një lëndim edhe më serioz sesa ai që e ka tani, mirëpo Alissoni nuk pritet të kthehet në fushën e lojës ende.

Ai tashmë ka munguar në tri ndeshje të Premierligës dhe në Superkupën e UEFA-s. Vendin e tij e ka marrë Adrian, i cili u transferua te ‘Reds” gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Të ngjashme