“Alita: Battle Angel” udhëheq fundjavën e ngadalshme kinematografike

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Filmi fanta-shkencor “Alita: Battle Angel” i kryesoi toplistat dhe mposhti një numër të filmave të rinj duke përfshirë komedinë meta romantike “Isn’t It Romantic” dhe vazhdimin e horrorit “Happy Death Day 2U” në fundjavën e tij të parë në kinema, por kjo është një fitore e zbehtë. Filmi e ka udhëhequr fundjavën më të ngadaltë të Ditës së Presidentëve të biletarive në pothuajse 20 vjet dhe i duhet edhe shumë për ta mbuluar buxhetin e tij të kushtueshëm.

20th Century Fox tha të dielën se filmi me produksion të James Cameron i fitoi rreth 27.8 milionë dollarë gjatë fundjavës kundrejt një buxheti prej 170 milionë dollarësh, ku përfshihen stimulimet e lirimit prej taksave dhe rabatet. Filmi i ka fituar gjithsej 36.5 milionë dollarë që nga debutimi i tij të enjten.

Robert Rodriguez e bëri regjinë e filmit futuristik me Rosa Salazar në rolin e kiborges pa kujtesë për të kaluarën e saj. Kritikët patën vështrime të përziera për rezultatet e filmit, ndërkohë që ai u bë filmi më i fundit i shtrenjtë dhe ambicioz prej filmave që nuk janë Star Wars, Marvel apo DC, dhe i cili pati rezultat jo aq mahnitës në biletaritë kinematografike, ndërkohë që i fundit ishte ai me produksion të Peter Jackson “Mortal Engines”.

Image

Është goxha dështim (56.4%) krahasuar me rekordin e vitit të kaluar në Ditën e Presidentëve, kur “Black Panther” i inkasoi 202 milionë dollarë gjatë fundjavës treditore dhe e çoi totalin e industrisë në 286.6 milionë dollarë. Në këtë fundjavë gjatë viteve të fundit ka pasur hapje me fitime të mëdha nga “Deadpool” e deri tek “Fifty Shades of Grey”. Këtë vit të ardhurat totale të fundjavës arrijnë në vetëm 125 milion dollarë.

Pjesa tjetër e toplistës mbetet gjithashtu goxha e zbehtë. Kampioni i javës së kaluar, “LEGO Movie 2: The Second Part”, ra për 38% në fundjavën e dytë duke i fituar 21.2 milionë dollarë, duke e çuar totalin në 62.7 milionë dollarë – që është më pak seç filmi i kishte fituar në fundjavën e hapjes.

1.”Alita: Battle Angel,” 27.8 milionë dollarë.

2.”The LEGO Movie 2: The Second Part,” 21.2 milionë dollarë.

3.”Isn’t It Romantic,” 14.2 milionë dollarë.

4.”What Men Want,” 10.9 milionë dollarë.

5.”Happy Death Day 2U,” 9.8 milionë dollarë.

6.”Cold Pursuit,” 6 milionë dollarë.

7.”The Upside,” 5.6 milionë dollarë.

8.”Glass,” 3.9 milionë dollarë.

9.”The Prodigy,” 3.2 milionë dollarë.

10.”Green Book,” 2.8 milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme