Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur një tubim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik.
Në fjalën e tij, deputeti nga radhët e LVV-së, Liburn Aliu, ka thënë: “atyre që duan të na copëtojnë vendin u themi me zemrën plot, po provo nëse ta mbanë se këtu na ke”.
“Para 15 vjetësh ne themeluam VV-në pasi thamë se ende nuk është kryer, thamë Vetëvendosje deri në çlirim të plotë të vendit. Për lëvizjen që nuk ndalet, përvjetorët janë pikat ku ne ndalojmë për një çast dhe shikojmë arritjet tona dhe rrugën që na pret”.
Sipas Aliut, në këto ditë përvjetorësh, VV rifreskohet çdoherë.
“Tani që jemi të parët dhe që po bëhemi më shumë se gjysma e popullit, kjo falë punës dhe aktivistëve tanë që nuk u ndalën asnjëherë. Shumë të palodhshëm ishin aktivistët e VV-së me aktivitetet e tyre”.
“Aktivisti që në fillim të punës së tij e kupton se është më i fortë kur është bashkë me shokët dhe shoqet. E kupton dashurinë për qytetarët, duke qëndruar pranë tyre e kupton që VV do të thotë të bësh ndryshim të thellë në këtë vend dhe mbi të gjitha ta bësh këtë bashkë me popullin”.
“Kur je brenda tij e kupton që popullo as nuk të braktisë e as nuk të lë ta braktisësh. Aktivisti mëson ta çmojë dhe respektojë çdo vlerë të së shkuarës”.
“Atyre që duan të na copëtojnë vendin u themi me zemrën plot, po provo nëse ta mbanë se këtu na ke”.