Aliu: Driton Selmanaj s’do të lejohet të marrë pjesë në seancë

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 12:24 | Nga Fitore Berisha

Ushtruesi i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se zëvendëskryeministri Driton Selmanaj nuk do të mund të jetë i pranishëm në seancat e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Aliu, ka thënë se do ta pamundësojnë mbajtjen e seancës së Kuvendit nëse sërish do të shkojë zëvendëskryeministri Selmanaj.

“…për shkak të protestës së Grupit të VV-së e keni parë që është ndërpre seanca. Lidhur me këtë çështje në kemi shprehur qëndrimin tonë për Selmanaj dhe nuk e dëshirojmë atë në seancë”.

Sipas tij, Selmanaj shkoi me vetëdije në sallë duke e ditur paralajmërimin e tyre se do të kundërshtojnë prezencën e tij.

“Prezenca e tij është provokim me vetëdije. Ardhja e tij është bërë për shkak të ballafaqimit, e ashtu quajtura shumicë i ka veç 34 vota”.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti që të vije në seancën e Kuvendit që do të fillojë nga ora 14:00 në interpelancën për Ujmanin, raporton EO.

“Ata po dështojë të sjellin ligje, po dështojë të Qeverisë, tani po fshihen me situatën e krijuar. Sot pritet që Hoti të ballafaqohet me Ujamanin. Semanaj nuk duhet të jetë dhe nuk mund të jetë në Kuvend. reagimi ynë është paqësor dhe me kushtet që kemi”.

“Do të kishim reagim qytetarë. Hoti duhet të vijë dhe të ballafaqohet në orë 14 pritet të vazhdojë seanca e re. Ne presim që të vijë Avdullah Hoti dhe të mos vijë Driton Semalaj. Ata e dinë reagimin tonë, seanca të vazhdojë pa Selmanajn dhe me Hotin në Kuvend”.

Të ngjashme