Kryetari aktual i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka parashikuar zgjedhjet lokale të vjeshtës që po vie.
Ai, në intervistën dhënë emisionit “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, tha se sipas të gjitha gjasave, duke u bazuar edhe në matjet e opionionit në qytet, beson se do të korr fitore pa balotazh.
“Lëvizja Vetëvendosje, në shumicën e komunave do të jetë forcë politike, andaj edhe këtu në Ferizaj e shoh si kundërkandidate. Nuk i di kundërkandidatët
Qytetarët e Ferizajt e dijnë se jam realist, mbi këtë bazë në këtë komunë që unë e udhëheqë pra, nuk pritet të ketë raund të dytë. Pres fitore pa balotazh”, tha ndër të tjera ai.