Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka thënë se janë duke punuar për të rehabilituar linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi prej 81 km, si dhe linjës Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km.
Ministri, shton se për pak ditë do të shpallet edhe tenderi për dizajnimin e këtyre hekurudhave që përfundimi i punës së tyre parashihet të ndodh brenda 8 muajve, për të vazhduar tutje, raporton Ekonomia Online.
Ky rehabilitim i këtyre linjave të hekurudhave pritet që të mbush standardet ndërkombëtare.
“Për pothuajse 25 vite, jo që nuk u investua në hekurudhat e Kosovës, por ato filluan edhe të mbuloheshin, në mënyrë që përreth tyre të përfitonte ndokush privatisht, e jo interesi publik.
Tashmë, këtë mendësi e kemi ndryshuar dhe jemi duke punuar intensivisht për rehabilitimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi prej 81 km, si dhe linjës Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km”, ka shkruar ministri.
Postimi i plotë:
Për pothuajse 25 vite, jo që nuk u investua në hekurudhat e Kosovës, por ato filluan edhe të mbuloheshin, në mënyrë që përreth tyre të përfitonte ndokush privatisht, e jo interesi publik.
Tashmë, këtë mendësi e kemi ndryshuar dhe jemi duke punuar intensivisht për rehabilitimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi prej 81 km, si dhe linjës Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km.
Për pak ditë, do të shpallet tenderi për dizajnin preliminar i cili përfshin punët ndërtimore, sinjalizimin, telekomunikacionin dhe elektrifikimin.