Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i është përgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rastin e të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nexhat Krasniqi, duke falënderuar ministren që, sipas tij, u përpoq të ndihmonte në këtë çështje.
Haxhiu të hënën pati deklaruar se “është e papranueshme që personat që janë në listë të zezë për dyshime në përfshirje të aferave korruptive apo në veprime të kundërligjshme të jenë në institucionet e Republikës së Kosovës e sidomos të jenë në institucione të ndjeshme që është edhe rasti në fjalë që e theksuat”, duke aluduar në Krasniqin.
Të mërkurën, Krasniqi është përjashtuar nga shërbimi civil me vendim të Komisionit disiplinor.