Aliu njofton për shpërndarjen e makinerive e pajisje bujqësore për 178 bujq e fermerë

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar për shpërndarjen e makinerive dhe pajisjeve bujqësore për 178 bujq e fermerë, nga 281 përfitues gjithsej.

“Si asnjëherë më parë në historinë e qeverisjeve të Ferizajt, gjatë qeverisjes sonë mbështetëm me mbi 10 milionë euro bujqit e fermerët ferizajas përmes subvencioneve të Drejtorisë së Bujqësisë. Kësaj skeme mbështetëse i shtuam edhe 178 bujq e fermerë të cilëve iu shpërndanë mekanizmi e pajisjet bujqësore prej 281 përfituesve gjithsej, investim ky që sjellë lehtësi pune, zgjerim kapacitetesh, cilësi produkti e treg më të pasur”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme