Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në 150-të vjetorin e themelimit të këtij qyteti ka përkujtuar njërin prej aktivistëve e atdhetarëve më të shquar ferizajas, Mikel Lumezin.
“Në këtë përvjetor, për vlerat humane, atdhetare, ekonomike, për kujtesën e pashlyeshme që la për ferizajasit e veprën e tij kuptimplote, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT” pas vdekjes për Mikel Lumezin”, ka shkruar Aliu në postimin e tij, në Facebook.