Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti sot Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Misioni në Kosovë – Zahir Tanin
Jo rastësissht, Ferizaj u përzgjodh qyteti të cilin do ta vizitonte sot, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, Zahir Tanin. Është diversiteti kulturor, etnik, paqja e qëndrueshme, shembulli i ndërveprimit mes besimeve fetare, pozita e favorshme gjeografike e Ferizajt dhe mbështetja qytetare e lidershipi i Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ajo që ka marr vëmendjen edhe të PSSP-së në Kosovë.
Sot, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me nënkryetarin e komuniteteve, Florim Bajrami, drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, udhëheqësin e Kabinetit, Selim Marevci dhe zyrtarin për marrëdhënie me publikun, Albion Sherifi, pritën një delegacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK. Është pikërisht kreu i këtij misioni, Zahir Tanin i cili kishte shprehur interesimin për kultivimin e një raporti të tillë me Komunat e Kosovës, përkatësisht me Komunën e Ferizajt. E ai, në fjalën e tij në këtë takim, lartësoi personalitetin politik e lidershipin e fuqishëm të të parit të Ferizajt, Agim Aliu. Ai tha se mbështetja qytetare për kryetarin Aliu është tregues i progresit dhe shpresës që kanë qytetarët e Ferizajt në përparimin tonë të përgjitshëm.
Me falënderime e konsiderata për punën dhe Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i uroi mirëseardhje PSSP-së, edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Ai duke përmbledhur shkurtimisht historikun, identitetin, veçanatitë dhe progresin e Ferizajt, u shpreh se Komuna që drejton, prin në rang republikan në shumë nga sferat të jetës shoqërore.
Në këtë takim u biseduan një varg çështjesh si të nivelit lokal ashtu edhe të gjendjes së përgjithshme politike në vend. Theksi u vu mbi vullnetin e dyanshëm që të krijohen e forcohen në vazhdimësi, lidhjet e punës e mbështetja e drejtpërdrejt, që do të rezultoj me dobi për qytetarët.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se Ferizaj paraqet një arterie të rëndësishme të qarkullimit njerëzor e të mallrave për tërë rajonin. Ai shtoi se edhe qeverisja e tij ka ideuar e po implementon një varg projektesh në drejtim të lehtësimit të jetës së përditshme të qytetarëve. Fushat që zgjuan interes për mbështetje të drejtëpërdrejt nga ana e delegacionit mysafir, ishin ato që kanë të bëjnë me paqen e qëndrueshme, të drejtat njerëzore, ndërveprimi mes komuniteteve si avancimi i pozitës së grave dhe të rinjve në shoqëri, për të cilat delegacionet gjegjëse u dakorduan që të përgatitet një projekt në njërën nga këto fusha, financimin e plotë të së cilës do të mbuloj Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.