Agim Aliu takon ambasadorin Minxhozi, diskutohet për bashkëpunim ekonomik

Ferizaj | 29 Jan 2018 | 15:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi në mes qyteteve të binjakëzuara, përkatësisht Komunës së Ferizajt dhe Bashkisë së Shkodrës, ndërveprimi ekonomik e tregtar si dhe rritja e intensitetit të bashkëveprimit në aktivitetet kulturore mes Ferizajt dhe qyteteve të Republikës së Shqipërisë.

Aliu me këtë rast falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën në Komunën e Ferizajt dhe ofrimin e bashkëpunimit në shumë fusha, veçanërisht në ato ekonomike dhe kulturore.

“U dakorduam që ne në javët në vazhdim të kemi komunikim të ndërsjellët të ekipeve tona dhe në nivelet e kryebashkiakëve dhe kryetarëve. Sigurisht se me mbështetjen dhe përkujdesjen e ambasadorit që këto takime të jenë të konkretësisë dhe të rrafshit praktik, ne ose do të shkojmë në Shkodër ose do të vijë kryebashkiaku këtu, ku pastaj do të kemi delegacione kryesisht së fushës së ekonomisë, atë që mungon në Shqipëri ne do mundohemi ta plasojmë përmes bizneseve tona dhe ajo çka mungon në Kosovë të plasohet përmes bizneseve të Shqipërisë”, tha Aliu.

Nga ana e tij, ambasadori Minxhozi ka uruar kryetarin Aliu për mandatin qeverisës duke shprehur gatishmërinë e plotë të shtetit shqiptar që të avancoj edhe më shumë mbështetjen dhe bashkëpunimin reciprok në mes dy vendeve.

“Midis Kosovës dhe Shqipërisë vitin e kaluar ka pas një rritje 33% shkëmbimesh më tepër sesa në vitin 2016. Ne këtë vit kemi ambicie më të mëdha për ta çuar shifrën në nivele më të larta. Në Ferizaj ka diçka shumë karakteristike, shumë interesante, produktet e Ferizajt janë shumë më tepër prezente në Shqipëri, sesa produktet shqiptare në Ferizaj”, tha Minxhozi.

Ai tha se u dakorduan me Aliun për vizitën e delegacionit të tregtisë së Tiranës për bizneset e Ferizajt.

“Ramë dakord me kryetarin që brenda muajit shkurt, delegacioni i dhomës së tregtisë së Tiranës me disa biznese do të bëjë një vizitë në bizneset e Ferizajt për të parë mundësinë për të pasur një komunikim më të drejtpërdrejt në rrafshin ekonomik midis kompanive të Shqipërisë me qytetin e Ferizajt”, shtoi Minxhozi.

Image may contain: 2 people, people standingImage may contain: 2 people, people sitting and suit

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Të ngjashme