Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se çështja e rregullimit të rrugës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Mazgit është në procedurë të prokurimit.
Ai tha se janë detyruar që të bëjnë një analizë gjero-mekanike të shtresave tokësore të kësaj rruge, për shkak se e njëjta është shembur.
“Çështja e rregullimit të rrugës në fshatin Mazgit është në procedurë të prokurimit. Paraprakisht kemi qenë të detyruar që të bëhet analiza gjeo-mekanike e shtresave tokësore dhe në bazë të rezultateve të këtyre analizave mund të hartohet projekti i hollësishëm për sanimin në këtë segment. Pra, bëhet fjalë për projekte që kam qenë pjesë e projektit të autostradës”, ka thënë ministri.
Aliu konfirmoi se procedura aktualisht është në fazën e ankimimit dhe se ministria do të respektojë të gjitha procedurat.
“Çështja e rrënimit të asaj pjese ka kërkuar trajtim bukur të hollësishëm me e ditë edhe shakatarin dhe arsyet se pse ka ndodhur dhe masat konkrete e që nënkupton duhet bërë shqyrtim të duhur laboratorik për këtë punë. Deri më tani është bërë përzgjedhja e operatorit ekonomik punëkryrës nga ana e Ministrisë së Mjedisit. Ministria si autoritet është e detyruar që të respektojë të gjitha procedurat”, deklaroi ai.
“Varësisht prej motit dhe të reshurave atmosferike të sanohet kjo pjesë e rrugës. Kemi pasur ankesë në procedurën e prokurimit dhe për këtë kemi pasur vonesë në sanimin e kësaj rruge”, ka thënë ai.