“Mos u bë dallaverexhi”, “S’ka më skandale me 53 milionë euro”, përplasje mes Thaçit e Bytyqit në komision

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 11:48 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”, përplasi deputetët e mazhorancës me ata të opozitës. Deputetet e pozitës mbrojtën punën e ministrit Aliu, ndërkohë opozitarët kërkuan që raporti të shkoj në Kuvend për shqyrtim, në mungesë të raportimit të Aliut në mbledhjet e thirrura, raporton Ekonomia Online.

Gjithçka nisi kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi tha se ministri Liburn Aliu ka qenë target i opozitës që nga fillimi i mandatit, derisa përmendi shit-blerjen e tokave të shtetit.

“Pas atyre ofendimeve fyerjeve të pabaza, sikur unë të isha ministër, nuk do të isha ardh në këtë Komision. Po shihet që vazhdimisht nga fillimi i mandatit ka qenë target opozitës dhe disa mediave z.Ministri Liburn Aliut. Krejt kjo po ndodhë se dikush është mësuar që të blejnë tokë nga shteti me 50 euro arin e ta shesin me 5 mijë euro arin”, tha Thaçi.

Aty i ndërhyu deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Alban Bytyqi, e cila i tha se gabim ia kanë shkruar fjalimin.

“Gabim ta kanë shkru fjalimin, mos e lexo këta po duhesh me fol ata çka ti e mendon. Gabim e ki të shkrume. Të kisha thanë me e çu dorën e me votu raportin, mos u bë dallavergji”, tha Bytyqi.

Më pas Thaçi, iu drejtua duke i thënë “E di Albanë, e keni pikë të dobët këtë çështjen e pronës..”, derisa përmendi edhe rastin e 53 milionë eurove për të cilin rast është dënuar ish-ministri Pal Lekaj.

“I kuptoj se nuk ka ma skandale me 53 milionë euro…”, tha Thaçi.

Të ngjashme