Aliu tregon si do të veprojë Policia në veri pas arritjes së marrëveshjes

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 12:31 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu në një konferencë për medie ka sqaruar se di do të veprojë Policia e Kosovës në veri pas arritjes së marrëveshjes së mbrëmshme, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se nuk do të ketë tërheqje të Policisë përreth ndërtesave të komunave, as nga stacionet policore e pikat kufitare, por vetëm reduktim të numrit për 25%.

“Nuk ka tërheqje të Policisë as nga ndërtesat as përreth tyre, nuk ka tërheqje as nga stacionet, as nga pikat kufitar, brenda ndërtesa dhe përreth tyre zvogëlohet numrin për 25%, p.sh nëse kanë qenë 8 mbesin 6 policë. As që është vënë në diskutim çështja e veprimit të Policisë”.

Marrëveshja parasheh: Reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale apo në afërsi të tyre. Pra, 25% e policëve do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna dhe do të vazhdojnë detyrën atje ku ka më shumë nevojë për ta, meqenëse konsiderojmë se pranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë.

Policia e Kosovës, në varësi të rrethanave, bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in do ta vlerësojnë gjendjen e sigurisë, me synimin që eventualisht të shihen mundësitë për zvogëlim të mëtejshëm të pranisë policore në ndërtesat komunale apo në afërsi të tyre. Kjo ishte kërkesë e jona që nga fillimi, duke qenë se sundimin e ligjit dhe qetësinë e sigurinë, i shohim si interes i përbashkët i të gjitha palëve.

Të ngjashme