Alketa Vejsiu: Femra më e bukur në planet mbetet Charlize Theron

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Charlize Theron është konsideruar si një ndër femrat më të bukura të planetit tokë.

Shkencëtarët kishin konstatuar se fytyra e aktores hollivudiane arrin asaj pamje të përkryerës pasi që ka përmasat fantastike.

I këtij mendimi është edhe moderatorja dhe këngëtarja shqiptare, Alketa Vejsiu, e cila thotë se biondina do të mbetet gruaja më e bukur e globit.

“Çfarë mrekullie kjo reklamë! Ju pëlqen? Charlize Theron do të mbetet një nga gratë më të bukura të globit për shijen time!”, ka shkruar ndër të tjerash Vejsiu në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, thuhet se Chris Hemsworth mendon se aktorja është bukuroshja që mund ta shohim në rolin e të dashurës së James Bondit, por ajo tashmë ka konfirmuar një rol të ri.

Atë do ta shohim në projektin më të ri hollivudian, i cili është vazhdimësi i “Atomic Blonde”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme