Alkooli e duhani më të rrezikshmit ndaj shëndetit

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 01:40 | Nga Ekonomia Online

Duhani dhe alkooli deri tani prej të gjitha substancave të varësisë, janë kërcënuesit më të mëdhenj për shëndetin e njeriut.

Kështu thotë një hulumtim i fundit në Universiteti College në Londër.

Në mbarë botën, duhani është përgjegjës për 110 vdekje për 100,000 njerëz, ndërsa alkooli shkakton 33 viktima.

Kjo krahasohet me vetëm 6.9 vdekje nga kokaina për 100.000 anëtarë të popullatës shton hulumtimi.

Rezultatet më tej sugjerojnë se pothuajse një në pesë të rritur në mbarë botën pinë shumë së paku një herë në muaj, ndërsa 15 për qind e duhanit çdo ditë.

Megjithatë, vetëm 0.35 për qind e njerëzve kanë marrë kokainë në vitin e kaluar, zbuloi studimi, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme