Alo, ZEMLAKA!

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 19:51 | Nga Ardian Kastrati

Alo, ZEMLAKA! Për ata që po pyesin për koalicione. Me çiftin e Mimozës koalicion, a? Unë kurrë jo! NEIN!

Unë ka disa vite që bindshëm kam përsëritur që Albin Kurti me çdo veprim të vetin politik që nga 1999 ka çu ujë në mulli të Serbisë e Rusisë.Prandaj, jo rastësisht ai ka në ekip çiftin e Mimozës, Surroit, e nipat e mbesat e komunistëve të Jugosllavisë që me veprimet e tyre po e zhbëjnë shtetin e Kosovës.

Duhet me qenë shumë anti-shqiptar me arsyetu bisedën e Mimozës me “zemlakun” e vet!

Duhet me qenë edhe ma anti-shqiptar me arsyetu faktin që Kurti ka sanksione nga BE e SHBA, pra nga ata të cilët e kanë bombardu qendrën e urat e Beogradit për me i ndal masakrat e “zemlakut” nëpër Gjakovë e kudo nëpër Kosovë!

Ndërsa, unë për vete flas, do të isha edhe më anti-shqiptar me votu një koalicion me çiftin e Kusarit!

Unë jam i sigurt se do të vij koha që edhe tifozët që aktualisht e përkrahun Kurtin do ti lëshoj anestezioni politik e inati primitiv dhe nuk do ti mëshojnë murit me kokë siç bëjnë ende disa prej tyre sot.

Për ata që mendojnë me i dhënë votë Mimoza Kusarit ju sugjeroj një xhiro nëpër Mejë e Korenicë apo ndonjë video inçizim të bombardineve të NATO-s në Beograd e Novi Sad….ose sulmin e ZEMLAKUT në Banjskë!

Një fqinj i imi thoshte: “Zot jep mend aty ku s’ka”!

(Autori është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së)

Të ngjashme