Mesfushori spanjoll i Bayern Mynihut, Xabi Alonso, tha se në vitin 2009 ka qenë afër transferimit të tij në Barcelonë, para se të nënshkruajë për Real Madridin.
Futbollisti 35 vjeçar, në intervistën e tij për gazetën spanjolle El Pais tha se në periudhën kur Josep Guardiola ka qenë trajner i Barcelonës, kanë dashur ta transferojnë atë. “Kur Liverpooli deshi të më dërgojë u ktheva kah Barcelona”, tha ai.