Alternativa: Gjendja e mjedisit në Kosovë është serioze, asnjëherë nuk u trajtua si duhet

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 22 Prillit, ditës së Tokës, Alternativa konkludon gjendjen alarmante të mjedisit në Kosovë. 

Si parti e cila njërën prej shtyllave e ka mbrojtjen dhe përmirësimin e ambientit,  Alternativa mbështet kauzën globale të këtij viti që i kushtohet ditës së tokës, kauzë e  cila është e fokusuar në këto objektiva:

1. Ruajtja e biodiversitetit – e llojeve të kafshëve dhe shpezëve që janë të rrezikuara
2. Ngritja e vetëdijesimit (përshpejtimit) të popullata me çdo kusht
3. Eliminimi i pesticideve dhe plehrave artificiale (ato ndotin tokën dhe lumenjët, e  pastaj të njejtit ndotin popullatën)
4. Ndryshimet klimatike – ku hyn ngrohja globale si një çështje madhore, pasi ajo shkaktohet kryesisht nga veprimtaria e njerëzve; temperatura mesatare e sipërfaqes së tokës është rritur me 0.6 gradë Celsius në 100 vitet e fundit.

Duke u fokusuar në gjendjen e shtetit tonë, Alternativa konsideron që gjendja e mjedisit  në Kosovë është shumë serioze e cila në mënyrë të përgjithshme është rezultat i shumë proceseve mjedisore të cilat asnjëherë nuk janë trajtuar në mënyrë të mirëfilltë. Duke  filluar nga planifikim jo adekuat hapësinor, zhvillimi i pakontrolluar në sektorin  industrial, urban, teknologjisë joadekuate industriale, shfrytëzimit të egër të resurseve natyrore, menaxhimit të dobët të deponive industriale dhe atyre të amvisërisë, duke  vazhduar me ndotjen e ajrit, mostrajtimin e ujërave të zeza/sanitare, kontaminimin e vazhdueshëm që ju bëhet tokave me pesticide, problemet me menaxhimin e  mbeturinave, gjelbërimi i pamjaftueshëm në qytete, zhurma, mungesa e vendeve për  pushim dhe rekreacion, janë indikatorë kryesorë që ndikojnë në mjedis dhe që kërkojnë veprime urgjente për përmirsimin e gjendjes aktuale.
Gjendja mjedisore dhe faktorët që ndikojnë në të, në mënyrë direkte po ndikojnë edhe në gjendjen shëndetësore të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Këta faktorë janë:
– Termocentralet Kosova A dhe B
– Trafiku (transporti)
– Ngrohjet
– Ndotja nga deponitë ilegale dhe djegia e mbeturinave
– Shërbimet publike dhe bizneset e vogla (shkollat, shtëpitë e shëndetit, çerdhet e
fëmijëve, hotelieri dhe turizëm, shërbime të zanatit, tregëtia, shërbime tjera)
– Amvisëria
– Bujqësia
– Niveli i lartë i përqendrimit të emetimeve të PM 2.5 dhe PM 10 (particulate matters), SO2 (dioksidi sulfurit) dhe NOx (oksidet e azotit) që ndikojnë drejtpërsëdrejti në hapësirën e shumicës së territorit të Kosovës. Gjithashtu aktivitetet minerare dhe  deponitë e hirit dhe metaleve të rënda (Obiliq, Drenas dhe Mitrovicë).
Që nga viti 1999, e posaçërisht në dekadën e fundit, Kosova në përgjithësi e rajoni i  Prishtinës në veçanti, ballafaqohet me ndojten enorme të mjedisit e posaçërisht të ajrit që po ndikon direkt në shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
As kjo Qeveri sikur të tjerat para saj, asnjëherë nuk e morrën seriozisht gjendjen e  mjedisit në Kosovë. Shembull konkret është injorimi total i rekomandimeve të Kuvendit  të dala nga Seanca e jashtëzakonshme me 1 Shkurt, 2018, kur ishte konstatuar gjendje e  rëndë e ajrit në Kosovë.
Qeveria Haradinaj, sipas rezolutës së Kuvendit do të ishte dashur të:
1. Rishikonte dhe plotësonte strategjinë mjedisore Brenda gjashtëmujorit të parë të
vitit 2018 – NUK ËSHTË BËRË ASNJË HAP
2. Të vendoste elektro – filtrate e cilësisë së duhur në termocentralet e KEK-ut deri
në fund të vitit kalendarik 2018 – NUK ËSHTË BËRË
3. Të bënte kontrollin më cilësor të karburanteve dhe cilësisë së tyre – JO VETËM QË NUK ËSHTË BËRË, POR, në të kundërten në Kuvendin e Kosovës është sjellë ligji i automjeteve i cili përkeqëson situatën me emitimin e gazrave dhe materieve tjera helmuese
4. Të ndante buxhet shtesë për izolimin e ndërtesave publike – NUK ËSHTË BËRË
5. Të ndante mjete shtësë që t;ju bashkohej projekteve të MCC – NË TË
KUNDËRTEN Qeveria e Kosovës është duke ngecur me projekte me fondin aktual të MCC

REKOMANDIMET E ALTERNATIVËS:
Alternativa përmes kësaj konference për ditën e Tokës, ka dal me disa rekomandime të cilat kërkon të merren me seriozitet në mënyrë që të fillojmë përmirësimin e gjendjes së  mjedisit në Kosovë:
Rekomandimet e Alternativës janë:
• Fillimi i hartimit të një Strategjie për identifikimin e ndotësve në burim.
• Bashkëpunimi i autoriteteve publike në mes të atyre lokale dhe qëndrore dhe koordinimi për zhvillimin dhe miratimin e masave, standardeve, dhe/ose
aktiviteteve të lidhura me mbrojtjen e mjedisit, (sepse ende ka mungese të koordinimit ndër institucional, në rend të parë i ministrive relevante që ndërlidhen me fushat e caktuara mjedisore)

• Shfrytëzimi racional i te gjitha resurseve natyrore të Republikës së Kosovës
• Sigurimi i instrumenteve financiare dhe ekonomike, duke përfshirë edhe krijimin  e Eko-Fondit për mbrojtjen e mjedisit, (me vite të tëra flitet për Eko Fondin, por  për fat
• Zhvillimi i programeve dhe platformave arsimore, fushatave të ndërgjegjësimit  dhe mbështetja për projektet shkencore të fokusuara në mjedis; (duhet të
zhvillohen programe të ndërgjegjësimit)
• Aplikimi i koncepteve të efiqiences të energjisë në të gjithë sektorët e  përdoruesve të energjisë.
• Bashkëpunimi rajonal për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Direktivat e BE-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare, për ndotje ndër-kufitare; (Kosova çalon  në përmbushjen e obligimeve të veta ndaj fqinjëve, me qëllim të mbrojtjes së
mjedisit)
• Pengimi i importit të produkteve të naftës me përmbajtje të lartë të sufurit;
• Parandalimi i degradimit të ekosistemeve të lumit nga nxjerrja e zhavorrit dhe të  rërës; (plus ndërtimi i hidrocentraleve)
• Sigurimi i ujit nëpërmjet një strategjie të përshtatshme, duke përfshirë sigurimin e digave dhe rrjeteve të furnizimit me ujë, në mënyrë të tillë që aspekte të biodiversitetit janë të përfshira;
• Zbatimin e VSM dhe procedurave të VNM, me fokus në vendet ku janë planifikuar aktivitete që duhen ndërmarrë në ligatinat dhe zonat e mbrojtura ujore.
• Përgatitja e planeve hapësinore dhe planeve menaxhuese për zonat e mbrojtura, duke respektuar kushtet për mbrojtjen e natyrës.
• Rehabilitimi i sipërfaqeve të zonave të ndotura në hapësirat e KEK-ut.
• Përmirësimi i transportit publik dhe ndalimi i përdorimit të automjeteve të  vjetruara të transportit publik.
• Si dhe është urgjente të fillohet me aplikimin e ndëshkimeve efektive ndaj operatorëve ilegalë që shkaktojnë në forma të ndryshme degradim mjedisor dheqë punojnë në brendi të zonave të mbrojtura, ku aktivitetet e tilla janë rreptësisht të ndaluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme