Kusari-Lila – Haradinajt: Të nis urgjentisht dialog me serbët në veri

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të nisë urgjentisht dialog me serbët në veri, raporton Ekonomia Online.

Kusari-Lila, në një konferencë për media, tha se Qeveria ka shkelur Kushtetutën duke mos u deklaruar e duke mos marrë vendim për këto dorëheqje.

“Që nga data 27 Nëntor, kur janë mbajtur mbledhjet e fundit të asambleve komunale, në katër komunat e veriut. Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, nuk janë mbajtur mbledhje të asamblesë komunale dhe katër Kryetarët e komunave kanë dhënë dorëheqje pranë insitucioneve të “Kosovës dhe Metohisë” siç janë deklaruar ata në letrat e veta”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në shkelje të plotë të kompetencave të veta, nuk është deklaruar për rastin, përveq se, nuk e pranon si zyrtare komunikimin e katër Kryetarëve pasi ata i janë drejtuar institucioneve të Kosovës me emrin jo kushtetues”.

“Komunikimi me popullatën në katër komunat e veriut duhet filluar menjëherë. Nuk është Milan Radojqiq përfaqësues i serbëve të Kosovës, në të kundërten, ai ka qenë frikë mbjellësi i serbëve, shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve tjera të cilat jetojnë në Veri”.

“Qeveria e Kosovës, në vend se të humb tani kohë dhe energji me dialogun dhe mekanizmat jo funksional të dialogut aktual me Beogradin, duhet urgjentisht të vendos mekanizmin për dialogun me serbët e Kosovës”.

“Përfaqësimi i serbëve të Kosovës përmes listës Serbe duket se ka dëmtuar thellë interesat e tyre dhe ka krijuar një bypass në komunikim me ta, përmes Beogradit.  Alternativa i kërkon, Qeverisë së Republikës së Kosovës, të fillojë procesin e dialogut të brendshëm dhe të marrë masat si vijon”.

“Përderisa është zhvilluar “lufta” përmes statusave dhe akademive përkujtimore në mes të Presidentit i cili edhe prej rolit të tij si Kryeministër nuk u angazhua fare për integrimin e Veriut dhe Kryeministrit Haradinaj i cili e vazhdoi me devotshmëri mos angazhimin paraprak për Veriun e vendit, Serbia ka trumpetuar propagandën e tyre, se Serbët e Kosovës janë në mëshirë të pamëshirëshmëve”.

Reshat Nurboja, nga kjo parti tha se janë për dialog me Serbinë, por janë kundër hapjes së bisedimeve rreth terrësisë territoriale të Kosovës.

“Alternativa, sikurse të gjitha subjektet tjera politike dhe institucionet shtetërore është për dialog të Kosovës me Serbinë në kontekst të relaksimit të raporteve ndërshtetrore, por në dallim nga disa të tjerë, është kategorisht kundër hapjës së bisedimeve rreth terrësisë territoriale të Kosovës”.

Sipas tij, kjo parti ka qenë për vendosjen e taksës, por duke mbrojtur interesat shtetërore.

“Alternativa, ka qenë dhe mbetet pro vendosjës së taksës në produktet serbe, por me ndryshimin e rrethanave rreth kësaj take. Alternativa kërkon që taksa të trasjtohet si mekanizëm në mbrojtjen e interesave shtetrore të Kosovës dhe si e tillë edhe të përmbyllet me vazhdimin e reciprocitetit”.

“Alternativa, kërkon shpalljen e Zgjedhjeve të Përgjithshme, jo vetëm për shkak të mosfunksionimit adekuat të institucioneve më të larta shtetrore por edhe për faktin se po dëshmohet se estabilishmenti aktual institucional shtetëror nuk ka kapacitet të mjaftueshëm intelektual e profesional të ballafaqohet sukseshëm me sfidat që po iparashtrohen shtetit në ketë faze të zhvillimit dhe funksionimit të saj”.

EkonomiaOnline

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, dhe nënkryetari Reshat Nurboja mbajnë konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, March 16, 2019

Të ngjashme