Muajt e fundit në opinion u prezantua dallimi në qëndrim i nënkryetarit të parë të Alternativës,
Ilir Deda në raport me Kryesinë e partisë dhe Kryetaren, Mimoza Kusari – Lila. Dallimi në qëndrime filloi nga diferencat në mendime lidhur me mbështetjen e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, për të cilin vendim me shumicë absolute votash në Kryesinë e Alternatives u vendos të mos mbështetet delegacioni shtetëror, pa përfshirjen edhe të dy partive opozitare LDK dhe LVV. Më ketë vendim, nuk është pajtuar z. Deda.
Deklarimet e fundit të nënkryetarit të parë, se “Alternativa është në krizë të thellë” dhe se “ai e ka shumicën e elektoratit” nuk qendrojnë, pasi vetë z. Deda nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet të partisë që nga Dhjetori i vitit 2018.
Për opinionin publik dhe gjithë mbështetësit e Alternativës, Alternativa është duke kaluar periudhën më kompakte dhe të konsoliduar që nga themelimi i Partisë, gjë që tregojnë edhe aktivitetet e shumta të ndërmarra në të gjithë Kosovën dhe jashtë saj.
Motivimi në Alternativë është shumë i madh, secili anëtarë po shpalos kapacitete të ndyshme profesionale në shumë lëmi të interesit për qytetarët e Kosovës.
Kryesia dhe anëtarët e Alternativës shprehin habinë me dekleratat e pa matura të z. Ilir Deda në lidhje me aktivitetet e kryetares së Alternatives znj. Mimoza Kusari-Lila. Mund të jetë se z. Deda është duke u ballafaquar me krizë tjetër dhe humbje të ndjesisë politike në raport me
Alternativën, pasi që deklaratat e tija nuk përkojnë dhe nuk paraqesin gjendjen aktuale në Alternativë.
Për të kuptuar drejtë, Alternativën dhe gjendjen në të, Z. Deda duhet të vijë dhe të diskutojë meanëtarët e Kryesisë së Alternativës në mbledhjet e rregullta (për të cilat ka qenë i informuar, por nuk është përgjigjur), në mënyrë demokratike për të gjitha problemet të cilat ai mendon se janë prezente, dhe jo të bëjë deklarata të pavërteta në media.
Kryesia e Alternativës beson në kauzën që kjo Parti do të bëjë diçka ndryshe për Kosovën dhe se fatin e Partisë dhe Kosovës nuk do e lidhin me emra të përveçëm, por, me qëllimet që
Alternativa i ka për Kosovën. Ne besojmë në kauzën tonë se me ekspertë të mirëfilltë do i çojmë përpara proceset demokratike, ku secili individ ka vlera specifike dhe është plotësisht i barabartë në raport me të gjithë të tjerët, një Alternativë me perspektivë për të gjithë ata që besojnë në vlerat liberal- demokrate!
Kryesia e Alternativës njëzëri deklaron se do të qëndrojë mbrapa organeve legjitime të Partisë dhe kryetares znj. Kusari-Lila dhe secilit vendim demokratik që kalon përmes organeve të partisë me shumicë demokratike.