Ilir Deda nga Alternativa ka bërë të ditur se kjo parti i ka dorëzuar listat për kandidatë për kryetarë komunash dhe asamblistë.
Ai tha se kjo Alternativa do të kandidojë kryetarë në pesë komuna: në Prizren, Gjakovë, Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë.
Deda njoftoi se në Gjakovë do të kandidojë Mimoza Kusari-Lila, në Prizren Veton Qipa, në Pejë kandidon Reshat Nurboja, në Mitrovicë Mehmet Mehmeti dhe në Prishtinë Rifat Deri.