Partia më e re në Kosovë, Alternativa, tashmë ka edhe logon e saj.
Subjekti politik i cili është krijuar nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti Ilir Deda, ditë më parë, njoftuan se do të fillojnë me krijimin e degëve nëpër komuna.
Tashmë kjo parti e ka prezantuar edhe logon zyrtare, të cilën e ka publikuar dhe Kusari-Lila në faqen e saj në Facebook.
Ende nuk dihet se kush do të jetë lideri i “Alternativës”.