Sot në zyret e Alternativës për takim ishte shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia
Apostolova me bashkëpunëtorë. Në këtë takim ajo u takua me Kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari
– Lila dhe Nënkryetarin Ilir Deda.
Tema e takimit ishte situate aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe
domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.
Udhëheqësit e Alternativës e njoftuan znj. Apostolova me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të
Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e insitucioneve mund te shkaktojnë dëme Kosovës, të
cilat jo vetëm qe mund ta zvogelojne kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund te shkaktojnë dëme të
konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-se
permes IPA-së, gje e cila poashtu nderlidhet me zbatimin e marrëveshjes me FMN. Alternativa si
subjekt politik, mbetet e përkushtuar që Qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë t’i
jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me
rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik.