Amazoni po teston një element të ri që shitësit t’i lejojë të kontaktojnë klientët direkt përmes mesazheve për t’i njoftuar rreth produkteve të reja apo zbritjeve. Është një ndryshim i madh nga politika aktuale e Amazonit, e cila kufizon ndërveprimin mes klientëve dhe kompanive që shesin në Amazon, përveç zgjidhjen e problemeve si kthimin e mallit apo porositë.
Sipas raportit të CNBC-së, ata do të munden të kontaktojnë vetëm përdoruesit e Amazonit të cilët kanë zgjedhur të ndjekin një kompani të caktuar dhe Amazoni (jo shitësit) do të jetë ai që do t’u dërgojë mesazhe klientëve.
Kështu që, Amazoni nuk do t’u japë të dhënat personale të klientëve, shitësve. Amazoni do t’u tregojë kompanive se sa klientë kanë marrë mesazhe, bashkë me matjen e performancës nga fushata, por jo informacionet personale.