E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur dy kadetë të West Point – Akademisë Ushtarake të ShBA-së në Kosovë, si pjesë e Programit të Shkëmbimit të Akademisë së Jashtme.
Në një njoftim të postuar në Facebook, nga ambasada theksojnë se kadetët do të kalojnë pushimet e tyre pranverore duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë në bashkëpunim dhe udhëheqjen ndërkombëtare të mbrojtjes, teksa bashkëpunojnë me kolegët e tyre kadetë.