Ambasada Amerikane në Prishtinë: ShBA-të dhe Kosova qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë kanë thënë se qëndrojnë krahë Ukrainës pas fillimit të agresionit të Rusisë ndaj këtij shteti.

“Edhe në ditët më të errëta, dritat tona shkëlqejnë si një”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në “Twitter”.

Poashtu më tutje në postim thuhet se ShBA-të dhe Kosova qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën.

“Edhe në ditët më të errëta, dritat tona shkëlqejnë si një. @POTUS

“Populli ukrainas ka njohur 30 vjet pavarësi dhe ka treguar vazhdimisht se nuk do të tolerojë askënd që përpiqet ta kthejë vendin e tyre prapa.” Shtetet e Bashkuara dhe Kosova qëndrojnë #Të BashkuarMeUkrainë”, thuhet në postim.

Të ngjashme