Ambasada e SHBA në Sarajevë njoftoi sot se festimi zyrtar i Ditës së Republikës Serbe është jo kushtetues dhe se qëndrimi i misionit diplomatik është i njohur, dhe se mos respektimi i vendimit të gjykatës kushtetuese paraqet shkelje të sundimit të ligjit.
“Qëndrimi i Ambasadës amerikane për shënimin zyrtar të 9 janarit si Dita e republikës Serbe është mirë i njohur. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka shpallur këtë datë jo kushtetuese dhe duhet të respektohet. Mospërputhja me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës paraqet shkelje të sundimit të ligjit dhe ata që e bëjnë këtë duhet të përgjigjen”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA.