Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim për të gjithë shqiptarët që kanë fituar lotarinë amerikane.
Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada shkruan se të gjithë fituesit duhet të kenë akses në e-mail, pasi do u kërkohet që të dërgojnë kopje të dokumenteve.
“Jeni përzgjedhur për Lotarinë DV2020? Ju duhet të keni akses në emailin tuaj. KCC do t’ju kërkojë t’i dërgoni me email kopje të dokumenteve tuaja”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së ShBA-së në Shqipëri.