Ambasada Amerikane në Prishtinë i ka uruar Distria Krasniqit medaljen e artë në Lojrat Olimpike që po mbahen në Japoni, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Tëitter, nga kjo ambasadë kanë thënë se Distria ka dhënë një shembull frymëzuer për të gjithë kosovarët.
“Urime kampionit të # Judo dhe medalistes # të artë, Distria Krasniqi – ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët. #OlimpiadatTokyo”, është shkruar nga kjo ambasadë.
Kujtojmë që Distria Krasniqi ia ka siguruar të shtunën medaljen e dytë të artë Kosovës, pnë Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.
Medalja e parë ishte siguruar nga Majlinda Kelmendi.
Ndësa, Krasniqi sot ka marrë urime të shumta nga akterë politikë në vend dhe jashtë vendit.