Ambasada Amerikanë në Kosovë, përmes një video-mesazhi ka uruar popullin e Kosovës me rastin e Vitit të Ri.
Në urimin e ambasadës thuhet se viti 2021 tregoi këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe popullit të saj.
“Gjithashtu u dëshmua se partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është më i fortë se kurrë”, thuhet në urimin e Ambasadës Amerikanë në Kosovë.
Më tej, Ambasada Amerikane në urimin e saj, si të arritur të madhe e ka parë edhe zbarkimin e parë të përbashkët të Forcës së Sigurisë së Kosovës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt.