Një ekip britanik që do ta monitorojë procesin e zgjedhjeve është prezent aktualisht në Kosovë.
Ambasada Britanike ka bërë të ditur se ekipi i Fondacionit të Westminsterit për Demokraci ka një përvojë të gjatë në monitorim dhe do të ndihmojë në analizimin e procesit zgjedhor në Kosovë.
“Është pothuajse fundi i një dite tjetër të ngarkuar për misionin ekspert të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët janë këtu këtë muaj duke monitoruar procesin e zgjedhjeve. Por nuk është fundi i javës së tyre! Gjatë fundjavës, ekipi do të udhëtojë në të gjithë Kosovën, duke na ndihmuar që të ndërtojmë një analizë sa më të qartë dhe të pavarur të procesit.
Ekipi i Fondacionit Westminster për Demokraci kanë një përvojë të kombinuar 60-vjeçare të monitorimit të zgjedhjeve dhe njohuri të thella të proceseve zgjedhore në Kosovë”, thuhet në njoftim.