Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka deklaruar se nesër do të monitorojnë procesin zgjedhor.
“Ambasada është gati të drejtohet në mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve”.
“Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer”, kanë thënë nga Ambasada në Twitter.