Ambasada e Britanisë së Madhe: Të shqetësuar me zhvillimet në Kuvend

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën këtë javë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët miratuan për projekt rezolutën për themelimin e tribunalit për denimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999,.

“Të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend këtë javë. Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik” shkruan Ambasada e Britanisë. 

Të ngjashme