Ambasada e Francës dhe ajo e Britanisë shprehin respekt për të mbijetuarit e dhunës seksuale: Tre heronj të vërtetë

Prishtinë | 18 Pri 2025 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot dekoroi me titullin “Nderi i Republikës”, tre të ë mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës.

Lidhur më këtë kanë reaguar Ambasada e Francës dhe ajo e Britanisë së Madhe.

Përmes postimeve në platformat e tyre përkatëse në rrjetet sociale, Ambasadat shprehën respekt për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Ambasada e Francës shpreh respektin e saj për znj. Vasfije Krasniqi & znj. Shyhrete Tahiri, si dhe z. Ramadan Nishori për dëshmitë e tyre të guximshme mbi dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës. Ju përshëndesim me respekt, dinjitet dhe solidaritet”, shkroi Ambasada e Francës.

Ndërkaq, nga Ambasada britanike thanë se ishin të privilegjuar që morën pjesë në ceremoni.

“Ishte një privilegj i vërtetë t’i bashkohesha Presidentes Osmani pasditen e sotme, teksa ajo i dha “Nderi i Republikës” Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit – tre heronjve të vërtetë kosovarë”, shkroi Ambasada britanike.

Tre të mbijetuarit e dhunës seksuale që u dekoruan me titullin “Nderi i Republikës”, u shprehën falenderes për këtë dekorim nga presidentja Osmani. 

Të ngjashme