Derisa viteve të tjera jemi mësuar që të shohim ekipe angleze, spanjolle e italiane në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, këtë vit ka ndodhur një gjë tërësisht tjetër
Dy ekipe nga Franca, Paris Saint Germain dhe Lyon si dy ekipe nga Gjermania, Leipzig dhe Bayern Munchen janë kualifikuar në gjysmëfinale dhe sonte pritet që të zhvillohet ndeshja në mes të Paris Saint-Germain dhe Leipzig.
Për këtë, Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë një cicërimë në Twitter ku uron që trofeu më i madh në Europë këtë vit të shkojë në Francë.
“Është historike. Dy klube franceze do të luajnë këtë javë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve! Parisi do të luajë sonte në gjysmëfinale kundër Leipzigut, kurse Lyon do të përballet nesër me Bayern Munchenin. I dëshirojmë fat dy klubeve franceze dhe shpresojmë ta ngritin këtë trofe të shumëdëshiruar për herë të parë që pas vitit 1993”, shkruar Ambasada e Francës në Kosovë.