Sot Kosova ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem, e për këtë ka reaguar edhe ish i dërguari special nga ish presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell, shkruan Gazeta Metro.
Grenell, përmes një postimi në Tëitter, e përmbledhi me disa fjalë këtë hapje të ambasadës.
“E madhe. Historike. E bukur. Mezi po pres ta shoh personalisht”, shkroi Grenell.
Kujtojmë se hapja e kësaj ambasade kishte ngjallur reagime të shumta, ndonjëherë edhe mospajtime mes politikanëve e zyrtarëve të ndryshëm.