Grenell: Biden shpërfilli takimin Kurti-Vuçiq

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Ish- i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, e ka kritikuar presidentin Joe Biden, për qasjen e tij ndaj dialogut Kosovë- Serbi.

Grenell e ka publikuar një shkrim autorial me titullin “Biden shpërfill Kosovën dhe Serbinë”.

Shkrimi i referohet takimit të djeshëm me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Joe Biden, gjendet për një vizitë disa ditore në kontinentin evropian dhe kjo rastisi të jetë edhe në kohën kur po mbahej edhe takimit mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kryeqytetin e Evropës.

Kryeministri kosovar u kritikua shumë ashpër nga opozita për paraqitjen e djeshme në Bruksel, të cilat qasjen e tij e konsideruan të dëmshme për Kosovën.

Ndërkaq, Kurti tha se presidentit serb ia ka parashtruar katër pika në këtë takim, tri prej të cilave janë refuzuar teksa për një nuk ka pasur përgjigje definitive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme