Ambasada e Kosovës në Ottawa ka uruar shtetin e Kanadasë me rastin e 151 vjetorit të pavarësisë së tyre.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, Ambasada e Kosovës në Kanada ka bërë të ditur se do të jenë pjesë e festës së organizuar shtetërore, njofton Klan Kosova.
Përveç kësaj është theksuar se Kanadaja pati rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në çlirimin Kosovës ndërsa është potencuar dhe pranimi i 7000 refugjatëve:
”Urime për Ditën e Kanadasë! Ne jemi të lumtur për të festuar së bashku #151 vjetorin e Pavarësisë së Kanadasë. Ne e çmojmë partneritetin në mes Kosovës e Kanadasë dhe qëndrojmë përgjithmonë mirënjohës për shtetin kanadez për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë. Roli i Kanadasë në çlirimin e Kosovës dhe pranimi i 7000 refugjatëve është një shtyllë e fortë e partneritetit tonë strategjik. Ne dëshirojmë paqe dhe prosperitet për të gjithë kanadezët në mbarë botën. #Canada151”