Ambasada e SHBA-së e përkrahë serbin që e zgjodhi Kosovën në futboll: Politika nuk ka vend në sport

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar ndaj rastit të futbollistit serb, Ilija Ivic, i cili kishte vendosur të luaj për Kombëtaren e Kosovës në U19, transmeton Gazeta Metro.

Kjo ambasadë ka uruar futbollistin serb për përzgjedhjen e tij, duke thënë se ky futbollist po inspiron të gjithë të rinjtë në Kosovë që të zhvillojnë talentin e tyre dhe të ndjekin ëndrrat.

Reagimi i ambasadës së Amerikës në Kosovë, ka ardhur me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku tutje thuhet se politika nuk ka vend në sport, duke e cilësuar një moment të tillë të duhur për të festuar diversitetin në Kosovë.

“Urime për Ilija Ivicin. Ai po inspiron të gjithë të rinjtë në Kosovë që të punojnë shumë, të zhvillojnë talentin dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Politika nuk ka vend në sport. Ky është një moment për të festuar diversitetin dhe një sportist të talentuar në Kosovë. Kosova është shtëpia juaj”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme