Ambasada e Britanisë së Madhe ka një lajm të mirë për kosovarët

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës ka dhënë një lajm të mirë për kosovarët që duan të shkojnë në këtë shtet.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada ka bërë me dije se nga 11 tetori, kosovarët që janë të vaksinuar plotësisht s’do të kenë nevojë të izolohen dhe se s’do të ju nevojiten testet PCR.

“Nga e hëna e 11 tetorit, qytetarëve nga Kosova që janë të vaksinuar plotësisht nuk do t’iu duhet të izolohen dhe s’do të ju nevojitet testi PCR për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Çertifikatat e vaksinës të lëshuara nga Qeveria e Kosovës do të pranohen si prova të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme