Ambasadori i Palestinës në Beograd, kundërshton zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem nga Serbia

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan, ka reaguar për marrëveshjen e Washington-it, në një pikë të së cilës ka të bëjë me Izraelin dhe zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem, duke thënë se nëse ndodhë kjo, atëherë është në dëm të së drejtës së popullit palestinez në Jerusalem.

Ai theksoi se kjo është në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila i referohet çështjes palestineze.

Nabhan ka thënë se kjo do të dëmtonte miqësinë tradicionale midis Palestinës dhe Serbisë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm, shkruan Blic Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme