Ambasada e ShBA-së në Kosovë, përmes një postimi në Twitter ka thënë se është e kotë që qeveria e Kosovës të organizojë mbledhje jashtë Kosovës
Në postimin e ambasadës thuhet që nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë dhe jo jashtë saj.
“Ne kemi kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e mbledhjeve të qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës dhe i përgëzojmë udhëheqësit institucionalë që po punojnë për të ndaluar këtë praktikë të kotë. Sektori i turizmit është duke çaluar. Nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë”, thuhet në postim.