Ambasada e SHBA-së mirëpret fillimin e fushatës zgjedhore: Të gjithë pjesmarrësit ta respektojnë ligjin

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Ambsada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mirëpritur fillimin e fushatëz zgjedhore në Kosovë.

Ambasada amerikane tha se pret që partitë të sillen sipas traditave “të forta demokratike”.

“Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Të ngjashme