Ambasada e SHBA-ve: Grenell mezi pret të punojë me udhëheqësit e Kosovës për sjelljen e paqes

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Sot në vendin tonë po qëndron përfaqësuesi i Presidentit Amerikan Donald Trump, Richard Grenell.

Grenell sot është takuar me presidenten e Kosovës, Hashim Thaçi, më pas zhvilloi takim me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa e kandidaten për kryeministre nga e njëjta parti, Vjosa Osmani, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryeministrin në largim njëherësh kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas këtyre takimeve, Ambasada Amerikane në Prishtinë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka potencuar takimin e Grenell me Presidentin Thaçi.

“I dërguari i posaçëm presidencial Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të #Kosovës për të ndihmuar në sjelljen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, shkruhet në njoftim.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/photos/a.127808730578624/3709714115721383/?type=3
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme