Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë mbetur në Turqi, për shkak të situatës së krijuar nga masat kundër COVID-19, dhe që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë edhe më tutje jashtë vendit, të kontaktojnë Ambasadën në Ankara ose Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, për t’u regjistruar në listën e qytetarëve që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.
Njëkohësisht, kjo ambasadë kërkon nga qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e manipulimeve eventuale qoftë nëpër rrjete sociale apo forma të tjera për gjoja mënyra të tjera të organizimit të kthimit të tyre në Kosovë.
Ky është postimi i plotë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë mbetur në Turqi, për shkak të situatës së krijuar nga masat kundër COVID-19, dhe që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë edhe më tutje jashtë vendit, të kontaktojnë Ambasadën në Ankara ose Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, për t’u regjistruar në listën e qytetarëve që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.
Njëkohësisht, Ambasada kërkon nga qytetarët e RKS-së që të mos bien pre e manipulimeve eventuale qoftë nëpër rrjete sociale apo forma të tjera për gjoja mënyra të tjera të organizimit të kthimit të tyre në Kosovë.
Ashtu siç është bërë publike edhe më herët, kthimi nga vende të ndryshme ku ka shtetas të Kosovës do të realizohet në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit. Kjo do të bëhet në mënyrë periodike, varësisht nga kapacitetet për kontroll dhe karantinë brenda Kosovës.
Të gjithë qytetarët që duan të kthehen duhet t’i kenë parasysh disa pika të rëndësishme:
1. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, secili i kthyer do të qëndrojë i mbyllur në karantinë për një kohë të caktuar.
2. Për shkak të kapaciteteve për kontroll dhe karantinë, numri i personave që mund të kthehen është i kufizuar. Prioritet për t’u kthyer kanë personat me urgjenca shëndetësore.
3. Kostoja e udhëtimit duhet të mbulohet nga vet udhëtarët.
Për konsultime të mëtutjeshme luteni të kontaktoni pa hezitim Ambasadën/Konsullatën në kontaktet e më poshtme:
1. Ankara
E-mail: [email protected]
Tel: +90 312 446 70 53
Tel: +90 312 446 70 54
Fax: +90 312 446 70 55
Numri emergjent: +90 533 649 73 74
2. Stamboll
E-mail: [email protected]
Tel: +90 212 234 82 62
Fax: +90212 234 82 61
Numri emergjent: +90 531 105 63 91
Kosova Cumhuriyeti Ankara Büyükelçiliği, COVID-19 salgını dolayısıyla alınan önlemler nedeniyle, Türkiye’de kalan ve çeşitli nedenlerden dolayı ülke dışında kalmayı sürdüremeyecek durumda olan tüm Kosova Cumhuriyeti vatandaşlarının, Ankara’daki Büyükelçilik ve İstanbul’daki Başkonsolosluk ile irtibata geçerek Kosova’ya dönmek isteyen vatandaşlar için oluşturulan listeye isimlerini yazdırmalarını rica eder.
Büyükelçilik, aynı zamanda, Kosova Cumhuriyeti vatandaşlarının, sosyal ağlar ve ya çeşitli yollar üzerinden duyurulan Kosova’ya dönüş için sözde diğer organizasyonlar ile ilgili bilgi manipülasyonuna itibar etmemelerini talep eder.
Daha önce de duyurulduğu üzere, Kosova vatandaşlarının bulunduğu çeşitli ülkelerden dönüşü, Dışişleri ve Diaspora Bakanlığı, Sağlık Bakanlığı ve Altyapı ve Çevre Bakanlığı ile koordinasyon halinde gerçekleşecektir.
Dönüş, Kosova’daki kontrol ve karantina kapasitelerine bağlı olarak periyodik olarak gerçekleşecektir.
Dönmek isteyen tüm vatandaşların birkaç hususu göz önünde bulundurmaları gerekmektedir:
1. Dönecek olan her kişi, Sağlık Bakanlığı ile işbirliği halinde belirli bir süre karantinada tutulacaktır.
2. Kontrol ve karantina kapasitesi nedeniyle dönebilecek kişilerin sayısı sınırlıdır. Dönüş önceliği sağlık durumu aciliyeti bulunanlara verilecekti.
3. Yolculuk masraflarının yolcular tarafından karşılanması gerekmektedir.
Daha detaylı bilgi için Büyükelçilik/Başkonsolosluğa aşağıdaki iletişim bilgilerinden ulaşabilirsiniz.
1. Ankara
E-mail: [email protected]
Tel: +90 312 446 70 53
Tel: +90 312 446 70 54
Fax: +90 312 446 70 55
Acil durum numarası: +90 533 649 73 74
2. İstanbul
E-mail: [email protected]
Tel: +90 212 234 82 62
Fax: +90212 234 82 61
Acil durum numarası: +90 531 105 63 91