Ambasada shqiptare në Athinë bën të ditur se është vënë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, teksa ka vënë në dispozicion edhe një numër për çdo nevojë të tyre. Ambasada është shprehur më herët se nuk ka informacion për të lënduar mes shqiptarëve.
“Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj autoriteteve greke. Theksojmë se Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183”, thuhet në faqen në Facebook të Ambasadës.